Kënga e re e Beatrix Ramosajt është përfolur gjatë si një dedikim për Donald Veshajn. Por, duket se nuk është e tillë edhe pse i përshtatet disi historisë së tyre. Kur ishte pjesë e “Big Brother VIP” këngëtarja ka treguar se Dj Geek i ka bërë një propozim për bashkëpunim dhe se kënga ishte shumë e bukur. “Ishalla më kanë pritur për një bashkëpunim që kam patur me Geek-un e Dafinës. Nuk e di a e kanë realizuar apo jo por ishte një super këngë!”- thotë Beatrix duke lënë të nënkuptohet se teksti është shkruar që më parë.

Po ashtu, në përshkrimin e këngës në YouTube vihet re se teksti është shkruar nga Vig Poppa dhe jo nga Beatrix. Megjithatë, nuk mund të themi se ajo nuk e ka gjetur veten te kjo këngë.

Teksti

Teksti i këngës duket se i dedikohet historisë së saj me aktorin. Kënga titullohet “Ma shumë se ti” dhe mes të tjerash thuhet “S’e kam menduar që je kaq idiot, lotët e mia nuk i meriton”.

Ndër të tjera ajo shpreh përmes këngës se “ai e ka përdorur” ndërsa “ajo e ka dashur.” Megjithatë, Beatrix thotë se dikur do të gjejë dikë “që e do, dhe e respekton më shumë se ai.”

Kënga erdhi disa ditë pasi Donaldi theu heshtjen për herë të parë që pas daljes nga “Big Brother VIP”.  Në një postim në Instagram ai shkruante se ka mbyllur porta që nuk duhet t’i kishte hapur kurrë referuar lidhjes me Beatrix. Më tej shprehej se i ka kërkuar falje Borës dhe se po pret që me ndihmën e diellit dhe kohës “Bora të shkrihet”.

Po ashtu, në përshkrimin e këngës në YouTube vihet re se teksti është shkruar nga Vig Poppa dhe jo nga Beatrix. Megjithatë, nuk mund të themi se ajo nuk e ka gjetur veten te kjo këngë.

Veshja

Beatrix u duk se përcolli një mesazh edhe përmes veshjes. Donald Veshaj tregoi kur ishte pjesë e “Big Brother VIP” se ka një lidhje të ngushtë me personazhin e Spiderman dhe se e preferon shumë. Shpesh ai bënte shenjën e rrjetës që bën ylli i Marvel.

Madje, në festën private që u realizua pas finales ai shkoi i veshur si superheroi. Partnerja e Spiderman është MJ dhe si e tillë ndihej Beatrix kur ishte në lidhje me Donaldin. Teksa ai ishte ende pjesë e formatit, Beatrix bëri shenjën tipike të rrjetës që Donaldi e bënte shpesh nga pushimet në Dubai.Mirëpo, gjërat kanë ndryshuar.

Ata tashmë nuk janë bashkë dhe Beatrix nuk është më MJ e tij. Si një metaforë për të përcjellë këtë mesazh ajo është shfaqur në videoklipin e ri si Catwoman. Ky duket të jetë mesazhi i fshehur i veshjes së këngëtares.Ajo u shfaq me një kostum të zi latex nga koka te këmbët dhe maskën tipike në fytyrë.

Dhe njerëzit duket se nuk janë aq ‘naivë’ dhe e kanë kapur menjëherë mesazhin që Beatrix ka dashur të përcjellë. (panoramaplus)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: