Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, ka publikuar së fundmi me klip këngën “Levitating”, në bashkëpunim me DaBaby.

Kënga është pjesë e albumit të saj më të fundit, “Future Nostalgia”, të cilin ajo e publikoi në muajin mars të këtij viti.

Kjo këngë është pritur shumë mirë nga fansat dhe në vetëm pak ditë, ka arritur shifra të larta klikimesh në kanalin YouTube.

“Levitating” është duke u promovuar në platformat më të mëdha muzikore, si dhe në ‘billboard’-et e New Yorkut.

Ka qenë vet artistja Lipa ajo e cila ka publikuar në rrjetin social Instagram, ku ka shfaqur disa nga momentet kur klipi i saj është shfaqur në ‘Times Square’.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: