TIRANE

Prezantimi i këngëtarëve dhe këngëve konkuruese të këtij edicioni ka nisur në datën 21 mars 2021 në programin “E Diela Shqiptare” në Tv Klan.

Netët gjysmëfinale do të mbahen në datat 26 dhe 27 maj, ndërsa finalja më 29 maj 2021.

Prezantuesi i Këngës Magjike, Ardit Gjebrea ka njoftuar nëpëërmjet një njoftimi në Instagram, se kush do të jetë shoqëruesja e tij në netët finale të spektaklit. Bëhet fjalë për këngëtaren Marsela Çibukaj.

“Gëzuar! Për prezantimin bashkë të netëve finale të. Kënga Magjike 2021. Marsela Cibukaj mbi të gjitha, Artiste!”, shkruan Gjebrea.

Edhe Marsela ka postuar të njëjtën foto në krah të prezantuesit ku shkruan: “Një ëndërr që realizohet. Një privilegj dhe një emocion unik. Do jetë me të vërtetë plot magji kjo Kënga Magjike 2021 për mua.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: