Debatet në rrjetet sociale mes vëllezërve Prifti dhe Artiola Toskës dhe Brunos vazhduan dhe në emisionin “E Diela Shqiptare” të moderatorit Ardit Gjebrea. Sipas vëllezërve Prifti, kënga e Artiolës dhe Brunos nuk është e përshtatshme për një festival të tillë si Kënga Magjike, madje ata akuzuan këngëtarët se kënga është e vjedhur, me motive sllave.

Menjëherë pas këtyre akuzave, ndërhyri duke marrë në telefon në studio dhe autori i këngës “Mirmëngjes Dashni” Flori Mumajesi.

Pjesë nga debati në studio
Endri Prifti: Portalet kanë shkruar që Endri ka sharë Artiolën, se si mund ta shajë unë Artiolën
Bruno: Thatë “s’ka faj Arditi, e kanë fajin këta që nuk e çojnë në Festivalin e Gjirokastrës”. Për kë këngë e kishe?
Endri: Mendoj se kënga është shumë e bukur por nuk është për këtë festival.
Bruno: Tallava këndojmë ne apo ju nëpër koncerte?
Endri Prifti: Kënga është me motive sllave, do të të jap një variant të kopjuar. Nuk është tallava.

(Lidhje telefonike me Flori Mumajesin)
Flori: Nuk do merem me analizat që bëjnë kolegët aty. Ndonjëherë është mirë që gjërat t’i mirëkuptoni. Ne kemi të gjithë familje, fjala … është modeli më i rëndë që ne mund të japim. Ndjehem i fyer.
Stefi: Ajo është për festivalet jo për këngën apo kengetaret
Endri: Dëgjo ti Flori, nëse do të flasësh me ironi, ky nuk është vendi për të bërë kuvend.
Flori: Edhe lerini llafet se publiku do këngë të mira jo llafe
Stefi: Po na thua ne të bëjmë këngë ti?
Flori: Jo e kam në përgjithësi
Stefi: Unë kam respekt për punën tënde dhe s’e di dhe pse po e bëjmë këtë debat bashkë.
Flori: Se më përmendët emrin. E mos flasim për këngë të vjedhura se ju keni…
Stefi: Po e pranojmë. 7 nota janë ato
Flori: “Ju çfarëdo çmimi t’ju japësh dhe të dytin dhe të tretin jeni të pakënaqur gjithmonë, pasi kështu veproni në çdo festival”

Debatet në studio vazhduan edhe në lidhje me llojin e këngëve që duhet të marrin pjesë në një festival të tillë. Sipas Stefi Priftit muzika tallava po shkatërron muzikën shqiptare. Kësaj deklarate iu kundërpërgjigj edhe këngëtari Bruno
Bruno: Ti ke inat tallavanë. Ti që këndon o moj unaza.
Stefi: E kam dobësi se ashtu jam betuar diku po nejse…

Më herët në Instagram Endri shpërtheu edhe në sharje të rënda ndaj Artiolës duke thënë se ajo ngatërron “at”ë me dollarin. “Po ç’faj ka Arditi, fajin e kanë këta që shpien këngë popullore në një festival. Duhet të shkojnë ne festivali i Gjirokastrës por e di ti e ngatërrojnë atë me dollarin”.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: