Një parodi me titull “Tiranës ç’i panë sytë”, një ironi e Agron Llakajt në “Al Pazar”, shkaktoi shumë debat në rrjetet sociale.
Vargu “O Erion, djalë për së mbari, na dole edhe ti rrotë k…”, u bë i famshëm.
Por disa media raportuan se kjo parodi i ka kushtuar vendin e punës humoristit.
Vetë Agron Llakaj thotë për ‘Panoramën’ se vazhdon punën.

“Çdo gjë e them në “Al Pazar”, kështu që nuk kam se çfarë të sqaroj më shumë, pasi ky është profesioni im”
I pyetur se ç’mendon realisht për Erion Veliajn, ai thotë: “Pse duhet të mendoj për Erionin, se s’e kuptoj?! Çfarë kam, i kam thënë atje ku kanë vendin, në “Al Pazar”. Unë kam edhe një kontratë morale me profesionin tim”.
“Al Pazar” do të vazhdojë. Profesioni im është ky, kripë dhe piper, ose Hosten”.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: