TIRANË-Pas disa politikanëve të cilëve u janë kënduar këngë dhe thurur vargje të ndryshme, nuk kishte si të mungonte edhe një për kryeministrin. Në Youtube është duke qarkulluar një këngë e kënduar për Ramën, nga këngëtarja Linda Morina. Në tekst ngrihet lart partia dhe vepra e Ramës duke u cilësuar si një rreze drite.

Teksti i këngës:
Këndoj trimin o nga Tirana, kryeministrin Edi Rama
Edi Rama, djali i Kristaqit, trim i madh o i idealit
Ti punove o me drejtësie, Shqipëria o ta dha votën tye
Rnoft Partia o Socialiste, me Edi Ramën o kryeministër
Edi Rama o yll epoke, rreze drite o vepra jote
Edi Rama o vizionare, Shqipëria o jonë krenare
Po feston o Shqipëria, me Edi Ramën o lulëzon qeveria
Ty të don o kombi shqiptare, oooo Edi Ramaaa, është legjendë e gjallëëë.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: