Jemi mësuar që pushtetarët t’i shohim seriozë, jo vetëm në veshje, por edhe në sjelljet e tyre. Por, në një video që qarkulloi ditë më parë në internet, viheshin re ministrat e Jashtëm të disa vendeve të mbledhur në Ministerialin e zhvilluar në Antalia të Turqisë, të cilët pas përfundimit të mbledhjes kanë festuar të gjithë së bashku.

 

Ata shihen të kenë dalë jashtë kornizave strikte të takimeve zyrtare, ku në fund të Ministerialit kanë festuar me këngë e valle. Të gjithë së bashku kanë kënduar “We are the World”. Mes ministrave “këngëtarë” kanë spikatur ministri i Jashtëm i Turqisë dhe ai i Greqisë.

 

(a.n/GSH/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: