Grupi i rrokut “The Rolling Stones” publikoi një këngë të re, të frymëzuar nga izolimet globale që kanë për qëllim frenimin e përhapjes së koronavirusit, të quajtur “Living in a ghost town”, “Të jetosh në një qytet fantazmë”.

Kënga u regjistrua në Los Anxheles, Londër dhe në izolim”, deklaroi grupi.

“Pra, ishim në studio, duke regjistruar disa materiale të reja para izolimit dhe ishte një këngë për të cilën mendova se do të përshtatej me periudhën në të cilën po jetojmë”, theksoi Mick Jagger, këngëtari kryesor i grupit.

“Quhet ‘Living in a ghost town’ dhe shpresoj t’ju pëlqejë”, shtoi Jagger.

“Është pjesë e një albumi të ri”, shtoi kitaristi kryesor i grupit, Keith Richards.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb