Kantautori i njohur Gjergj Leka, foli sot në emisionin e “Hej Mik” në News24, që i kushtohet këngëtarit të mirënjohur Kujtim Prodani, i cili u nda nga jeta nga Covid-19.

Leka tha fjalë të ndjera për Prodanin, duke u shprehur se ishte një baladë. Ai shtoi se Kujtimi gjithmonë i qëndroi besnik rrymës së tij muzikore dhe filozofisë së tij për jetën.

“Kujtimi është i veçantë në mënyrën si shkruan e interpreton në muzikë, ishte i veçantë në filozofinë e tij për jetën. Ti je një baladë e bukur.

I qëndrove besnik stilit tënd të muzikës, e piano ishte mikja jote më e dashur, dashuria jote më e madhe. Ti zgjidhje tekste të thella për këngët e tua. Këngët e tua do jetojnë gjithmonë , Kujtim”, deklaroi mes të tjerash, Gjergj Leka.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb