Në Universitetin Luarasi u zhvillua një takim i studentëve me këngëtarin Bledar Papathemiu. Qëllimi kryesor ishte socializimi mes studentëve dhe motivimi i tyre për të përballuar sfidat që hasin në jetë.

Këngëtari Papathemiu me profesion edhe ekonomist foli para studentëve për nisjen e karrierës së tij dhe dha një mesazh për të gjithë ata që rendin pas ëndrrës së tyre.

Pedagogu i Drejtësisë, në Universitetin Luarasi, Lisien Damini, zhvilloi një eksperiment se sa e vështirë është jeta dhe si duhet të silleni e ta përballoni kur të dilni jashtë dyerve të universitetit.

Damini falënderoi këngëtarin që ishte i pranishëm, teksa Papathemiu shprehu gatishmërinë për të qenë në ambientet e “Luarasit” sa herë të ishte nevoja.

Sakaq studentja e Drejtësisë, Genola Kula, tha se takime të tilla janë të vlefshme për studentët dhe i japin shtysë atyre qe t’ia dalin në realizimin e objektivave të tyre.

Aktivitete e takime të tilla pritet të zhvillohen edhe në vazhdimësi në Universitetin Luarasi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb