I ftuar në programin e kësaj të diele në “Dola te Ola” ishte ish-presidenti Bamir Topi, i cili foli edhe për marrëdhëniet që ai ka me familjarët e tij. Ai është baba i dy vajzave, Nada dhe Etida, ndaj vëllezërit korçarë e përshëndetën atë me këngën “Kush ka vajza, botën ka”, duke dhuruar një moment të bukur në program me performancën e tyre.

Teksa u shfaq një fotografi nga dasma e vajzës së tij të dytë, Bamiri foli për emocionet e atij momenti dhe zbuloi se ai ka qenë një baba i butë më vajzat e tij, por në momente të caktuara ka qenë edhe i rreptë.

Në dasmën e vajzës së tij të parë ka qenë i ftuar këngëtari i njohur italian Albano Carrisi, i cili, sikurse Bamiri tha, ka anuluar një koncert për të qenë pjesë e gëzimit të parë të ish-presidentit.

Ish-presidenti në “Dola te Ola” mori një videomesazh surprizë nga i madhi Albano Carrisi, i cili foli për takimin e tyre rastësor në 2008 në një koncert në Teatrin e Operës në Tiranë dhe vijoi me tej një miqësi të vërtetë. Këngëtari i njohur kishte zgjedhur fjalë emocionuese për ish-presidentin dhe në fund të videomesazhit përshëndeti jo vetëm Bamirin, por gjithë shqiptarët, me të cilët gjithmonë është treguar dashamirës.

Surprizat për Bamirin në program ishin të shumta, dhe për të kishte dërguar një videomesazh edhe shoku i tij ngushë konstitucionalisti Shkëlqim Hajdari.

Në fund të programit Bamiri tha se së shpejti do të publikojë një libër për Tiranën, i cili ka mbi 400 faqe dhe flet për historinë 100-vjeçare të kryeqytetit. Libri i tij i ri është mbështetur në atë që ai ka jetuar vetë dhe në rrëfimet e prindërve të tij.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: