Udhëtimin e tij në Shqipëri ka preferuar ta ndajë me ndjekësit në rrjete sociale, të cilët janë të shumtë dhe madje shumë aktivë. Fred De Palma është një këngëtar, i cili lëvron rrymat muzikore freestyle dhe karriera e tij muzikore i ka kaluar kufijtë e vendit të tij.

Ndjekësit në rrjetin social e komentojnë pa fund, në çdo postim që ai bën. Fred De Palma ishte në Shqipëri javën e shkuar dhe duket që ka kaluar shumë bukur, pasi ka pasqyruar shumë detaje të udhëtimit. Si një artist i famshëm ku gjithandej pritet si star i vërtetë, të krijohet ideja sikur asgjë nuk mund t’i bëjë përshtypje, pasi është mësuar me luksin dhe komfortin. Por në postimet e tij, duket që ky udhëtim në vendin fqinj të Italisë e ka impresionuar shumë.

De Palma ka pushuar disa ditë në “Prestige Resort” në Durrës, ku kushtet komode e kanë bërë të ndjehet si mbret. De Plama e ka komentuar atë vend si një mrekulli, ndërkohë që nuk kanë munguar komentet e shumta të fansave të tij, të cilët kërkonin të mësonin më shumë mbi Resortin e zgjedhur nga këngëtari i njohur.

Kujtojmë që Fred De Palma është torinez dhe e ka nisur karrierën e tij muzikore në vitin 2007, duke spikatur menjëherë për personalitetin e tij si artist shumë i veçantë në freestyle. Ai ka marrë pjesë në shumë kompeticione muzikore dhe grupi që ai krijoi, Royal Rhymes, u bë menjëherë shumë i famshëm. Grupi ka fituar “Zeling Urban Talent” në vitin 2011.

Në vitin 2012, De Palma ka nisur karrierën solo dhe ka realizuar mjaft hite në bashkëpunim me repera të njohur. Albumi i tij Hanglover, i cili u publikua në vitin 2017, rezultoi një supersukses.

Një personalitet muzikor kaq i famshëm zgjodhi të kalojë disa ditë në një vend spekakolar siç është “Resort Prestige”, duke shijuar çdo ambient të tij si dhe mrekullinë e të qenurit buzë detit. De Plama është argëtuar me miq shqiptarë dhe ka ndarë me fansat edhe momentin e largimit nga Shqipëria, ku duket që ndjehej nostalgjik akoma pa u nisur. Me siguri, i ka mbetur në memorie kjo javë ku ai u trajtua siç e meriton, si një star i vërtetë i muzikës

Burimi: http://www.panorama.com.al/panoramaplus/kengetari-i-famshem-italian-fred-de-palma-ndan-me-fansat-momentet-e-relaksit-ne-prestige-resort/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb