TIRANE – Eli Fara është jo vetëm një nga zërat më të mirë të skenës shqiptare, por edhe një nga femrat më të bukura e më joshëse. Ndonëse vitet kalojnë për këngëtaren shqiptare koha ka ndaluar dhe ajo mbetet e bukur si gjithmonë.
eli-fara-rudi-1
Të paktën kështu ka thënë së fundmi në emisionin “Shiko kush luan” këngëtari i mirënjohur shqiptar Bujar Qamili. I pyetur gjatë lojës se cila është këngëtarja për të cilën bashkëshortja e tij bëhet xheloze, Qamili nuk ka ngurruar të zbulojë se ajo është Eli Fara.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: