Anxhela Peristeri u shpall fituese në edicionin e 19-të të festivalit “Kënga Magjike”me këngën “E çmendur”. Me shumë pak pikë diferencë, vendin e dytë e zuri Elhaida Dani.

Ishin votat e këngëtarit të fundit, i cili ndryshoi komplet rezultatin duke bërë që trofeu të shkojë në duart e Anxhela Peristerit.

Në një moment dukej se fitorja ishte e sigurt per Elhaiden, por 30 pikeshi i votuesit te fundit ndryshoi gjithcka.

Nata finale e “Kënga Magjike” u zhvillua dje në Pallatin e Koncerteve nën drejtimin e Ardit Gjebresë dhe aktorëve Bes Kallaku dhe Erion Isai.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb