Reperi i njohur amerikan, Diddy ka publikuar në profilin e tij në “Facebook” këngën e Era Istrefit ‘Bon Bon’, këngë me të cilën këngëtarja shqiptare ka arritur një sukses të madh ndërkombëtar gjatë këtij viti.

Publikimi i këngës së Era Istrefit nga reperi amerikan është vlerësim për këngëtaren, ndërsa është pritur mirë dhe nga fansat e tij të cilët e krahasojnë Erën me Rihannën. Gjithashtu fansat kërkojnë nga reperi amerikan të bëjë remix këngën ‘bon bon’.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: