TIRANË- Me një personazh të dashur dhe të veçantë, “Chic” çel siparin në këtë sezon të ri në News 24. Ai është këngëtari nga Kosova Dren Abazi që tregon projektet e reja muzikore.

Në një intervistë për “Chic” djali nga Kosova që bën muzikë të veçantë, thotë se do vijojë të qëndrojë në këtë linjë, edhe pse mund të konsiderohet “old fashion”. Ai shton se do të këndojë gjithmonë live sepse muzika i buron nga shpirti dhe nuk e sheh si diçka komerciale.

“Nuk bëj komromis kur bëhet fjala për muzikën në radhë të parë jam i sinqertë me veten. Jam i prirur më shumë drejt muzikës live. Bëj 60 apo 70 koncerte në vit dhe të gjitha i bëj live. Ka raste që jam i detyruar ta bëj, por gjithmonë insistoj dhe refuzoj ftesa për të bërë diçka playback. Muzika ime nuk funksionon playback. Procesi i krijimit të një kënge është shumë kompleks në këngët e mia hynë e dalin 15 instumentistë”,- sqaroi ai.

Të gjithë fansave do t’ju duhet të presin muajin dhjetor për të dëgjuar albumin e tij. “Përkon me 10 vjetorin tim në skenë dhe ju premtoj fansave një album të ri”,- tha ai.

Sa për jetën private, Dreni ka ditur ta mbajë gjithnjë larg vëmendjes së mediave. Por për të gjithë kuriozët ai thotë se është ende beqar dhe martesën e sheh larg në horizont.

“Jam singëll, Kush ma ka ndjellë martesën, larg qoftë. Mediat zakonisht priren të bëjnë lajm për çdo femër me të cilën më shohin, por s’është e vërtetë”,- thotë ai.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: