SHBA

Trey Songz gjendet sërish në telashe me ligjin. Këngëtari i njohur është i përfshirë në një hetim për një sulm të dyshuar seksual që ndodhi në Las Vegas të dielën, kur festoi edhe ditëlindjen e tij të 37-të.

Një përfaqësues i Departamentit të Policisë Metropolitane të Las Vegasit konfirmoi për Page Six se Songz, emri i vërtetë i të cilit është Tremaine Neverson, “po bashkëpunon me hetimin”. Zëdhënësi tha se departamenti mori një raport për një sulm seksual që pretendohet se ka ndodhur në një hotel në Las Vegas.

Vitin e kaluar, Trey Songz mohoi një akuzë për sjellje të pahijshme seksuale të ngritur nga shoqja e influencueses së mediave sociale, Aliza, Celina Powell, pas një interviste në të cilën ajo pretendonte se ai e rrëmbeu dhe urinoi mbi të në një tualet hoteli. Këngëtari i mohoi akuzat edhe asokohe.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb