Policia e Kosovës ka shoqëruar sot në ambientet e komisariatit këngëtarin e njohur, Don Xhoni, emri i vërtetë i të cilit është Xhonatan Isufi.

Referuar mediave kosovare, policia ka bërë me dije se pas një kontrolli në makinë i është gjetur një armë pa leje, si dhe disa fishekë.

“Sot rreth orës 15:15, në rrugën “Tahir Zajmi” në Prishtinë, pas një kontrolli të detajuar të ushtruar ndaj një personi, policia ka arritur të gjejë dhe sekuestroj:

Një revole të tipit Zastava, kalibër 7.65 mm, si dhe, Gjashtë copë fishek, kalibër 7.65 mm. I Dyshuari Xh. I, mashkull, 22 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, është shoqëruar në stacionin policor, për tu proceduar më tej, konform rekomandimeve të prokurorit të shtetit.” –thuhet në njoftimin e plotë.

Kjo nuk është hera e parë që Don Xhoni ka probleme me Policinë e Kosovës. Disa muaj më parë, reperi u arrestua me akuzën e njëjtë, për armëmbajtje pa leje

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: