SHBA – Bashkëshortja e Nick Carter të Backstreet Boys humbi fëmijën e tyre të dytë. Lajmin e hidhur e ka dhënë vetë këngëtari, me anë të një njoftimi prekës në Twitter. Lauren Kitt ishte shtatzënë në pritje të një vajze, ndërkohë që çifti janë prindër të Odin, djalit dy vjeçar.

“Zoti na dha paqe gjatë kësaj kohe. Po prisja ta shihja pas tre muajsh. Më është thyer zemra”, shkruan këngëtari amerikan. Këngëtari tashmë 38-vjeçar i cili është në turin e tij në Amerikën e Jugut dhe Meksikë, anuloi koncertin e tij në Lima, pasi mori vesh lajmin pak orë para nisjes.

“Nuk mendoj se do të performoj sot. Më fal Lima!”, shkruan Nick. “Do të jetë e vështirë, por me dashurinë e fansave të mi në Lima sot do të jem në skenë”, shkruan në një tjetër postim pak më vonë këngëtari. Sic shih ai në fillim kishte vendpsur të mos hipte në skenë por më vonë ndryshoi mendim dhe shkroi një tjetët postim.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb