TIRANE

Renis Gjoka është bërë baba për herë të parë. Këngëtari shqiptar e ka mbajtur aq të fshehtë, saqë vetëm sot nga fotot që ai ka postuar është mësuar se ai është bërë prind.

Kengetari Shqiptar
Kengetari Shqiptar

Ai ka një lidhje të gjatë dashurie, por asnjëherë nuk e ka bërë publike të dashurën e tij. Aq më tepër nuk kishte treguar se ajo është shtatzënë, në pritje të fëmijës së parë.

Në një foto të publikuar në Instagram, Renisi shfaqet më të bijën, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Aura. “Dashuria e jetës time”,-shkruan Renisi bashkangjitur fotos me vajzën, fytyrën e të cilës e ka mbuluar me disa zemra.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: