Edhe pse është munduar që pas lidhjes së bujshme me Afërdita Dreshajn ta mbajë jetën private larg syrit të publikut, Shpat Kasapi s’mund të shpëtonte gjatë. Këngëtari duket se prej disa kohësh është në një lidhje të re.

Ai është kapur mat nga media kosovare Prive. Shpati shfaqet në foto me një vajzë brune, duke pirë diçka në një nga baret e Shkupit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Prive zbulon se çifti ka më shumë se 1 vit që janë bashkë dhe tanimë nuk fshihen më. Madje, në bar kanë shkuar të kapur për dore dhe shumë të afërt me njëri-tjetrin.

Zeshkania që i ka vjedhur zemrën Shpatit quhet Selvije dhe dikur ka pasur një sallon bukurie ku ka punuar me fytyra publike në Maqedoninw Veriore.

Kaq dihet deri tani! Ndoshta në intervistën e radhës, Shpati vendos të na rrëfejë më shumë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb