Kënga “Shqiptar 2” pritet të sjellë para gjykatës reperin nga Presheva, Arian Agushi, i njohur me emrin e artit si Gold AG.

Prokuroria Themelore e Prishtinës e ka akuzuar atë për nxitje të urrejtjes, përçarjes dhe mosdurimit kombëtar, racor, fetar apo etnik, pas denoncimit që ia ka bërë atij në nëntor të vitit 2014 ish-deputetja e LDK-së, Alma Lama, njëherësh ambasadore e Kosovës në Itali.

Një pjesë e shkëputur nga kënga “Shqiptar 2” është konsideruar si provë kryesore, sipas aktakuzës të cilën e posedon “Koha Ditore”. Sipas prokurorisë ka elemente të kryerjes së veprës penale nga reperi Gold AG dhe per këtë ai rrezikon burgun.

Aktakuza është ngritur nga prokurori Naim Abazi, kurse hetimet rreth këtij rasti kanë filluar më 21 nëntor të vitit 2014.
https://vimeo.com/112857387
(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: