TIRANE

Arbër Arapi është një nga këngëtarët që e nisi karrierën tek “Ethet e së premtes mbrëma”, por është shkëputur nga muzika më pas. Ditën e sotme, këngëtarja e njohur, Anjeza Shahini ka njoftuar me anë të një shkrimi prekës se Arbri ka humbur nënën e tij.

Anjeza ka postuar një foto ku shfaqen të gjithë miqtë e Arbrit nga “Ethet e së premtes mbrëma”. Anjeza, Klajdi Musabelliu, Rosela Gjylbegu dhe të tjerë personazhe e kanë ruajtur miqësinë që prej atij kompeticioni dhe tashmë po i gjenden pranë Arbrit në këto ditë të vështira.

“Si fëmijë i lodhim prindërit tanë, si adoleshentë duam t’i bëjmë krenarë, si të rritur thjesht duam t’i shohim të lumtur dhe kurrë të mos i themi lamtumirë. Një tufë me lule për teta Verën e mirë. Na ke pranë miku ynë i dashur”-shkruan në Instagramin e saj Anjeza Shahini.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb