Këngëtari Robert Berisha bëri një pohim interesant në Duelin e Botërorit. Muzikanti i cili u ftua të komentojë rreth ndeshjes së parë që u zhvillua në këtë Kampionat Botëror, paraqiti një arsye mjaft interesante pse Rusia triumfoi kaq thellë ndaj Arabisë.

Roberti me humor deklaroi se agjërimi i lojtarëve për ramazan ka ndikuar që Rusia të mposhtë kaq thellë Arabinë Saudite.

“Rusia sot i ka zënë arabët me Ramazan, nuk i dihet”, u shpreh Robert Berisha në TV Dukagjini i pyetur për rrjedhën e Grupit C.

Për sa i përket këtij grupi, Roberti beson se Franca e sigurt që kalon më tej, por për vendin e dytë tha se nuk është i sigurt edhe pse favorizoi lehtë Australinë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb