TIRANE

Nuk janë të pakta rastet ku këngëtarët shqiptarë janë akuzuar se kanë vjedhur këngë nga artistë të tjerë. Së fundmi dhe këngëtari Genc Prelvukaj ka akuzuar kolegë të tij përmes një postimi në rrjetet sociale. Këngëtari shkruan se në studion shkojnë njerëz, të cilët e inçizojnë fshehurazi dhe i vjedhin punën.

Artisti shprehet se ndonëse nxitojnë t’i publikojnë para tij, i realizojnë shumë dobët.

“Ne studio tek ne, shpesh vijne disa njerez, na afrohen fshehtar te dera, na incizojne punen, dmth i vjedhin idete, motivohen, marrin shembull, pastaj kthehen e i realizojne ne studiot e tyre ato qe i degjojne. Gjithsesi nxitojne per ti nxjerre para nesh. Mua sme vjen keq, sepse me kete pune treojne sa te medhenj e te pashterrshem jemi ne, e sa te harxhuar jane ata. E vetmja gje qe me vjen keq eshte qe i realizojne tmerresisht dobet”, ka shkruar ai.

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb