Ndërsa vendi po kalon një situatë të vështirë për shkak të koronavirusit, këngëtari i njohur Young Zerka ka dhënë një lajm të trishtë.

Këngëtari pësoi një humbje në familje. Ishte vetë Young Zerka që ndau lajmin e hidhur me anë të një postimi në rrjetet sociale.

“U prefsh në paqe teze Marika…?”- shkroi ai duke mos zbuluar shkakun e vdekjes.

Sipas urdhrave të qeverisë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, ceremonia mortore duhet të zhvillohet me praninë e personave shumë të afërt të të ndjerës. Nuk dihet nëse Young Zerka ka pasur mundësi t’i japë lamtumirën e fundit tezes së tij.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: