Anna Tatangelo dhe Livio Cori bënë vërtet të pamundurën që lidhja e tyre të funksiononte, por lamtumira ishte e pashmangshme. Sipas thashethemeve të së përjavshmes Chi, çifti i këngëtarëve, të cilët vetëm pak javë më parë u fotografuan në një varkë mes përqafimeve dhe puthjeve, janë ndarë. Arsyet nuk janë të qarta, flitet për “vizione të ndryshme të jetës” dhe në fakt këto ishin edhe arsyet që i kishin shtyrë të ndaheshin tashmë edhe një herë, në muajin prill.

Pas muajsh thashetheme dhe mospërfilljesh, Anna Tatangelo dhe Livio Cori kishin dalë si çift në gusht të 2021. Mes tyre gjërat dukej se kishin marrë drejtimin e duhur: “Ai është një person që më jep shumë, më bën të ndihem mirë”, ka rrëfyer këngëtarja për të përjavshmen Gente. “Kur je në një kohë të caktuar kur gjithçka duket e vështirë, një person që të bën të buzëqeshësh dhe të vendos në humor të mirë do të ndihmon të ecësh përpara. Është një dritë që më duhej në jetën time”, tha ajo.

  • foto galeri
  • foto galeri

Ajo mes Anna Tatangelos dhe Livio Corit ishte një histori serioze, me reperin që kishte takuar edhe Andrean, djalin që këngëtarja kishte nga Gigi D’Alessio. Por diçka nuk funksionoi dhe në prill ishte ndarja e parë. Për t’u rikthyer së bashku ata u përpoqën përsëri, dhe në korrik ata ishin në varkë së bashku të humbur në një det puthjesh.

“Vizionet e ndryshme të jetës” kjo duket se ka qenë arsyeja për Anna Tatangelo dhe Livio Cori, të cilët me gjithë dëshirën për të qenë bashkë, nuk mundën të gjenin një pikë takimi. Në rrjetet sociale ata nuk flasin për këtë dhe nuk e ndjekin më njëri-tjetrin. Ashtu siç e kanë jetuar me maturi historinë e tyre të dashurisë, edhe në momentin e lamtumirës preferojnë të mbrojnë privatësinë.

(Tgcom24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb