AUSTRALI

Rrezatuese dhe më e lumtur se kurrë më parë, Natalie Imbruglia jep një njoftim të dyfishtë në Instagram. Këngëtarja e njohur australiane Natalie Imbruglia ka zbuluar se është në pritje të fëmijës së parë, falë procedurës së Fertilizimit In Vitro dhe një dhuruesi anonim sperme.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Një album i ri dhe … do të bëhem nënë”- shkruan këngëtarja 44-vjeçare duke postuar dhe një foto me barkun e madh. “Do të mirëpres në jetë fëmijën tim të parë këtë vjeshtë. Ata që më njohin e dinë mirë se kjo është diçka të cilën e kam dashur prej një kohe shumë të gjatë dhe jam shumë e lumtur që kjo u bë e mundur me ndihmën e Fertilizimit In Vitro dhe një dhuruesi sperme, për të cilin nuk do të them shumë publikisht.”- përfundon këngëtarja e njohur.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb