Këngëtarja e njohur Britney Spears,  ka zbuluar se është në pritje të fëmijës së sajtë tretë. Ylli i popit e bëri të ditur lajmin e ëmbël përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Bëra një test shtatzënie… dhe uhhhh mirë… Unë jam duke pritur një fëmijë,” shkroi ajo ndërsa tregoi se testin e bëri pasi vuri re se po shtonte peshë.

Ky do të jetë fëmija i parë për 40-vjeçaren me partnerin e saj Sam Asghari, ndërsa është nënë e dy djemve të tjerë nga martesa me Kevin Federline, Sean Preston 16 vjeç dhe Jayden James 15 vjeç.

Në postimin e saj, këngëtarja foli edhe për vuajtjen e depresionit gjatë saj dy shtatzënive të para, duke shkruar: Është e vështirë sepse kur isha shtatzënë kisha depresion perinatal. Më duhet të them se është absolutisht e tmerrshme… gratë nuk flisnin për këtë në atë kohë… disa njerëz e konsideruan të rrezikshme nëse një grua ankohej, por tani gratë flasin për këtë çdo ditë… faleminderit Jezus, ne nuk duhet t’i mbajmë ato dhimbje si një sekret.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb