Këngëtarja dhe kompozitorja gjermane Tanita Tikaram, më 30 shtator do të jetë në kryeqytetin shqiptar. Ajo do të performojë në parkun Olimpik të Tiranës.

Tanita Tikaram është një këngëtare dhe kompozitore gjermane e rrymave pop, folk dhe xhaz.

Fillimisht ajo filloi të këndonte në klubet e natës derisa mori vëmendjen e ËEA Records dhe publikoi albumin e saj të parë kur ishte vetëm 19 vjeç në vitin 1988 me hitet “Tëist On My Sobriety” dhe “Good Tradition”, të cilat janë ende hite të njohura në mbarë botën.

Shfaqja e saj në ditët e sotme ka një stil shpirtëror jazz-pop, me albumin e saj të fundit “Closer To The People” të publikuar në vitin 2016.

C733601d E9c3 4cda Ba3d F52803d4f42b
C733601d E9c3 4cda Ba3d F52803d4f42b

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb