Këngëtarja dhe modelja e njohur shqiptare, Morena Taraku, e cila jeton në Turqi si shumë artistë të tjerë është solidarizuar me familjet e prekura nga tërmeti.

Ajo ka qenë në Shqipëri për t’i ndihmuar të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit që la pas 51 viktima, qindra njerëz të lënduar por edhe dëme të mëdha materiale.

26-vjeçarja përveç se vizitoi fëmijën që u hodh nga kati i pestë për t’i shpëtuar tërmetit, takoi edhe disa fëmijë të tjerë.

Ajo ka publikuar në rrjetet sociale një video, përmes së cilës tregon se kaloi ca kohë të mirë me fëmijët dhe se ndau shumë tregime me ta.

“Unë qava dhe nuk mund të ndalesha. Unë nuk kam qarë aq fort që kur nëna ime vdiq 15 vjet më parë. T’iu dëgjoj juve dhe të dëgjohem nga ju, do të thotë bota për mua, dhe unë gjithmonë do t’i mbaj mend bisedat dhe tregimet që kemi ndarë këto ditë të fundit”.

“Gjithmonë mund të më kontaktoni në Instagram ose në e-mail, dhe zemra ime do jetë e hapur gjithmonë për juve”, ka shkruar mes të tjerash në postimin e saj artistja e njohur.

Për tragjedinë në Shqipëri, Morena kontribuoi edhe nga ana financiare, teksa bëri të ditur se ka dhuruar 1000 mijë.

Këto ditë, një vizitë enkas për të prekurit nga tërmetet e ka realizuar edhe artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb