Një grup reggae me bazë në Florida ka paditur Dua Lipën për plagjiaturë. “Artikal Sound System” pretendon se hiti i vitit 2020 “Levitating” ishte aq i ngjashëm me këngën e tyre “Live Your Life” të vitit 2017. Sipas tyre, kjo nënkupton shkelje të së drejtës së autorit.

Dua publikoi albumin e saj të fundit Future Nostalgia në vitin 2020, por ylli shqiptar është shprehur se nuk e kishte parashikuar kurrë që Levitating do të bëhej një hit kaq i madh. Dua aktualisht po bën turne nëpër botë dhe performoi në New York City të martën mbrëma.

Përveç turneut, Dua zbuloi së fundmi se ka qenë duke punuar me albumin e saj të ri dhe se tashmë ka menduar dhe emrin e tij.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb