Këngëtarja e dashur për publikun shqiptar Filloreta Raçi ose siç njihet ndryshe Fifi, ka pësuar një aksident automobilistik pasditen e sotme.

Prive.al raporton se aksidenti ka ndodhur në Tiranë, ndërsa Fifi gëzon shëndet të plotë. Nga aksidenti ku u përfshinë dy mjete, shkaqet e të cilit nuk dihen ende, thuhet se ka vetëm dëme materiale të konsiderueshme.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur shpejt Policia e Shtetit ku të pranishëm kanë qenë dy shoferët e automjeteve të përfshira në këtë aksident.

Këngëtarja ka reaguar rreth ngjarjes, duke u shprehur se është mirë.

“Nanusha, eshte e vertete puna e aksidentit! Mus u shqetesoni. Kisha vetem deme materiale, Jam mire” shkruan ajo per fansat.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: