Këngëtarja e njohur, Alexandra Barker ka njoftuar të gjithë fansat e saj se është në pritje të fëmijës së saj të parë.Ajo publikoi gjatë mbrëmjees së djeshme në Instastory disa fotografi ku nxorri në pah barkun rrumbullak.

33-vjeçarja dukej mjaft bukur veshur me një palë të brendshme sportive, ku njërën nga fotografitë ajo u shfaq në krahët e partnerit të saj teksa ky i fundit i puthte barkun.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Kemi marrë kaq shumë mesazhe dhe urime të bukura nga ju, faleminderit”-shkroi aktorja.

Para disa ditësh, ajo ndau me ndjekësit disa foto nga një dyqan me veshje fëmijësh, ku kishte marrë disa kapuçë në ngjyrë rozë dhe blu dhe i pyeste ndjekësit nëse mendon se pret një djalë apo vajzë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb