TIRANE

Vitin e kaluar Eleni Foureira fitoi zemrat e gjithë publikut europian me këngën e saj ritmike “Fuego”, me të cilën prezantoi Qipron në ‘Eurovision’. Këngëtarja me origjinë shqiptare fitoi vendin e dytë në festivalin europian.

Elene O
Elene O

Eleni Foureira do të ngjitet sërish këtë vit në skenën e ‘Eurovision’, jo si konkurrente, por si e ftuar speciale. Këngëtarja me origjinë shqiptare, ka treguar përmes rrjeteve sociale se këtë vit do të performojë në natën finale të ‘Eurovision’.

Ajo ka publikuar në ‘Instagram’ një fotografi në të cilën shkruhet: “Është zyrtare. Eleni Foureira do të performojë në natën finale të ‘Eurovision’ të këtij viti”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb