SHBA

Demi Lovato ndau një mesazh të gjatë në lidhje me përvojën e saj me një çrregullim të të ngrënit, së bashku me një seri fotografish në bikini, ku shfaq strijat në trupin e saj.

“Unë dikur besoja me të vërtetë se shërimi nga një çregullim i të ngrënit nuk ishte i vërtetë. Që të gjithë po mashtronin dhe pas dyerve të mbyllura, ishin po njësoj. Isha e sigurt se dikush po villte diku, edhe nëse thoshte se tani ishte mirë. Mendoja se dikush me këto çrregulllime s’mund ta pranonte celulitin. Këto janë vetëm disa nga gjërat që i thoja vetes, teksa rritesha.”

Fotografitë e strijave të theksuara me bojë ari, ylli i popit, 28-vjeçare, i shpjegoi si një ushtrim për dashurinë ndaj vetes.

“Në nder të mirënjohjes sime për vendin ku ndodhem sot në jetë, këto janë disa foto që i bëra vetë gjatë karantinës këtë verë sepse doja t’i përqafoja strijat e mia dhe të mos kisha turp prej tyre.”

Lovato vazhdoi duke thënë se përkundër asaj që mendon shoqëria, strijat e saj “duken keq” ajo mund t’i përqafojë ato për të gjithë bukurinë e tyre.

Kjo nuk është hera e parë që Demi Lovato flet në lidhje me çrregullimin e saj të të ngrënit këtë vit. Në një intervistë në mars të 2020-ës, në Ellen DeGeneres Show, ajo foli në lidhje me problemet e saj në 2018 dhe shpjegoi ato që e çuan drejt mbidozës dhe përfundimit në spital.

“Bulimia ime u bë vërtet e keqe dhe unë kërkova ndihmë. Nuk e mora ndihmën që më duhej. Sidoqoftë, në fund të fundit, unë mora vendimet që më çuan këtu ku jam sot. Ishin veprimet e mia ato që më vunë në pozicionin në të cilin ndodhem.”

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: