Ylli i grupit “Girls Aloud”, Sarah Harding, ka ndërruar jetë në moshën 39-vjeçare.

Lajmi është bërë i ditur nga nëna e këngëtares. Në gusht të vitit 2020, Sarah, kishte njoftuar se ishte diagnostikuar me kancer të gjinjve në fazë të avancuar, duke treguar se sëmundja është e përhapur dhe në pjesë të tjera të trupit.

“Me zemër të thyer po e shpërndaj lajmin se vajza ime e bukur Sarah ka ndërruar jetë. Shumë nga ju e dini për luftën e Sarah me kancerin dhe ajo ka luftuar fuqishëm që nga diagnostikimi deri në ditën e fundit.

Ajo u largua qetësisht këtë mëngjes. Dua t’i falënderoj të gjithë për mbështetjen përgjatë vitit. Kishte shumë rendësi për Sarah dhe i ka dhënë shumë forcë dhe rehati kur e dinte se e donin. E di se ajo nuk do të dëshironte të mbahej mend për luftën ndaj kësaj sëmundje të tmerrshme – ajo ishte një yll i ndritshëm dhe shpresoj që të mbahet mend si e tillë”, ka shkruar nëna e këngëtares në postimin e saj.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb