BRITANI E MADHE

Këngëtarja e njohur Leona Lewis dhe partneri i saj, Dennis Jauch, i dhanë fund beqarisë më 27 korrik. Pamjet nga dasma madhështore u bënë publike disa ditë më pas nga revista ‘Hello’.

  • foto galeri
  • foto galeri

Këngëtarja britanike dhe partneri i saj gjerman u kurorëzuan në Toskana në Itali një ceremoni tipike italiane. Dasma kishte 180 të ftuar, që ishin familjarë dhe miq të ngushtë të çiftit.

Leona veshi një fustan të bardhë të gjatë të stiluar nga Mira Zëillinger për ceremoninë në kishë, ndërsa në darkë veshi një fustan ngjyrë pink. Foto të tjera priten të bëhen publike, por për momentin po mjaftohemi me këto pamje dhe me këtë video emocionuese.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb