Duffy është aq e shqetësuar për filmin e fundit që bëri bujë në rrjete sociale “365 Days”, sa i ka kërkuar Netflix-it ta heqë nga platforma e tij. Këngëtarja, përmes një letre të hapur për CEO-n e Netflix, thotë se ky film promovon rrëmbimet, dhunën seksuale dhe përdhunimin.

Filmi i cili ka përmbajtje të fortë erotike, aktualisht renditen në listën e 10 filmave më të parë, “Një grua që bie viktimë e një bosi të mafies, që e rrëmben dhe i jep 1 vit kohë të bjerë në dashuri me të.”

Sipas Duffy-it, “365 Days” e bën trafikimin seksual, përdhunimin apo rrëmbimin të duket si diçka që mund të ketë dhe “shkëlqimin e tij” brenda.

“Gjëra të tilla nuk duhet të ekzistojnë në idetë e askujt që përpiqet të na argëtojë, nuk duhet të përshkruhen në atë lloj formë dhe as të komercalizohen ashtu.”- shkruan ajo.

Në letrën drejtuar kreut të Netlix, ajo thotë se është e detyruar ta bëjë këtë kërkesë, kur sheh sesi një eksperiencë e dhunshme përshkruhet si “film erotik për të rriturit.”

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb