SHBA

Këngëtarja Kelly Clarckson dhe bashkëshorti i saj Brandon Blackstock i kanë dhënë fund martesës së tyre 7-vjeçare.

Clarkson dhe Blackstock u martuan në tetor të 2013-ës dhe kanë bashkë dy fëmijë, River Rose, 6 vjeç dhe Remington Alexander, 4 vjeç.
Ndërsa Blackstock është baba edhe i dy fëmijëve të tjerë nga një martesë e mëparëshme.

Sipas disa dokumeteve të siguruara nga People,këngëtarja e ka firmosur divorcin më 4 qershor. Ende nuk dihet cila është arsyeja e ndarjes së çiftit, mirëpo fansat mendojnë se shkak janë bërë planet për fëmijë.

Clarkson dëshironte një tjetër fëmijë me partnerin dhe e kishte shprehur publikisht, por ky i fundit ishte shprehur gjatë një interviste se nuk kishte plane për fëmijë të tjerë.

Kelly u njoh me Blackstock, i cili është një menaxher muzike,në vitin 2006 në provat e Academy of Country Music Awards. Ata u fejuan në dhjetor të 2012-ës dhe u martuan rreth një vit më vonë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb