Këngëtarja e njohur, Rovena Stefa është mjaft aktive në rrjetin social TikTok, ku numëron rreth 89 mijë ndjekës.

Këngëtarja publikon video të ndryshme nga përditshmëria e saj si dhe momente nga koncertet të cilat i mban nëpër vende të ndryshme.

Së fundmi ajo ka zbuluar shumën marramendëse që fiton përmes këtij aplikacioni.
Rovena ka thënë se për një muaj gjatë kohës kur ishte më aktive ka fituar 100 mijë dollarë për një muaj.

Po ashtu ajo ka treguar se paguan tatimet ndaj TikTok, madje ky aplikacion ia merr asaj 50% të fitimeve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb