TIRANE

Adelina Ismaili është konsideruar gjithmonë diva e muzikës shqiptare. Edhe pse i mungoi gjatë skenës ajo në dhjetor të vitit të kaluar nxori këngën e saj të re, dedikuar të birit.

 640 0 5c5730e2015d9

Por ajo mund të ketë qenë kënga e saj e fundit. Këtë gjë ka lënë të kuptohet pasditën e djeshme në “E Diell” . Adelina, në fund të përfomancës muzikore me një kolazh këngësh bashkë me Fjoralba Ponarin, dha edhe një deklaratë që i forcoi dyshimet.

Pas pyetjes së Ervinit nëse kënga e fundit ishte vërtet e fundit, ajo tha: “Kënga për Uliksin është vetëm e imja dhe ka mundësi që të jetë e fundit publike, por nuk e di, është gjithçka relative”,- si për ta lënë pezull vendimin e fundit që ka marrë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb