Nicole Scherzinger tregoi fleksibilitetin e saj të jashtëzakonshëm, duke marrë një pozë të shtrirë në një pishinë.

Këngëtarja e Pussycat Dolls bëri këtë lëvizje mahnitëse e veshur me një palë bikini, teksa mbante një koktej në dorë.
43-vjeçarja ka pozuar para kamerës me kokën të kthyer mbrapa dhe flokët që i pikojnë, teksa dukej se po i buzëqeshte qiellit në Meksikë.

Dhe figura trupore e nicoles u shfaq plotësisht, duke përfshirë të pasmet e saj të formësuara.

Ajo shkroi në mbishkrimin e fotografisë në Instagram: “Gëzuar Cinco De Mayo nga Meksika. Kjo pamje më bëri të bëj thyerjen”.

Dhe përbri fotografisë së saj u derdhën qindra komente, me një admirues që nuk u durua dhe i komentoi: “Jam nën magjinë tuaj!”.

  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: