Këngëtarja e njohur Elhaida Dani ka folur si rrallë herë për jetën personale ku ka zbuluar disa të pathëna nga fëmijëria e saj, për të cilën u shpreh se nuk ka qenë aspak e lehtë.

Artistja rrëfeu se është rritur në një familje patriarkale dhe për këtë arsye ka pasur një karakter të ndrydhur por e gjitha ndryshoi kur udhëtoi drejt Italisë. Teksa ishte e ftuar në podcast-in e kryeministrit Edi Rama, Elhaida tregoi:

“Me një fjalë është nga ndryshimet më të mëdha të jetës time sepse kam lindur në një familje patriarkale. Dhe prandaj ndoshta kam pasur një karakter kaq të ndrydhur.

Nuk flisja, nuk hapesha, nuk tregoja me të vërtet vetveten sepse nuk e mendoja që opinioni im mund të kishte rëndësi. Dhe është një problem që shumë vajza e kanë sot në Shqipëri. Kështu që, më ka ndodhur një ndryshim radikal në jetën time në moshën 19-vjeçare që vendos të iki në Itali sepse babai im është patriarkal fanatik, por kur kuptoi që unë kisha një talent për muzikën tha: ‘Çfarë të ardhme mund t’i ofroj unë vajzës time që është më e mirë sesa ajo që mund t’i ofrojë vet vetes së vet me talentin e saj.’

Kështu që, në momentin që unë iki në Itali, jeta ime ndryshon totalisht. Në ato momente çdo vendim i jetës sime duhet të merrej nga unë”-tha këngëtarja./panorama/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: