Këngëtarja Eli Fara ka qenë e ftuar paraditen e sotme në emisionin ‘Wake Up’, ku ndër të tjera ka folur rreth çështjeve profesionale, por edhe për ato personale.

E pyetur në lidhje me marrëdhënien me të bijën, Marinën, këngëtarja u shpreh se ato janë mjaft të lidhura dhe për këtë sigurisht ka ndikuar edhe fakti që ajo ka qenë shumë e re kur Marina ka ardhur në jetë.

“Kam qenë vetëm 18 vjeçe kur lindi Marina. Nuk është mirë të bëhesh nënë në moshë kaq të re. Megjithatë me kalimin e viteve, i thua vetes se ke bërë mirë”- u shpreh e prekur këngëtarja e njohur shqiptare.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: