Kengëtarja Enca Haxhia, në një intervistë ka treguar shumë prej gjërave që nuk i kemi ditur më parë.

Këngëtarja nuk ka ngurruar të deklarojë se në karantinë ajo ka flirtuar përmes Instagramit, madje ka bërë edhe një kërkesë publike për mashkullin që është në kërkim.

“Do të doja të flirtoja por problem është që nuk po gjej asnjë që të më pëlqejë për momentin, jam pak kështu me qime dhe ja ku po e them publikisht që Hey tani po datoj virtualisht kush është i interesuar,, mbi 1.90 cm, me shpirt artistik , me sens humori, që di 5 gjuhë të huaja, që ka qenë në çdo shtet të botës”.- ka thënë Enca duke qeshur dhe më pas ka thënë se ka bërë shaka.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: