Sarah Harding e cila u bë e njohur në pop grupin ‘Girls Aloud’, ka ndërruar jetë në moshën 39 vjeçare.
Ajo ka vdekur pasi u diagnostikua me kancer në gji.
Këtë e bëri të ditur nëna e saj përmes një postimi në Instagram.
“Me dhimbje më duhet të njoftoj se vajza ime e bukur Sarah Harding ka vdekur,” shkroi nëna e saj.

Këngëtarja u diagnostikua me kancer në gji në gusht të vitit të kaluar. Ajo vetë njoftoi se kanceri i ishte përhapur në pjesë të tjera të trupit të saj.

Së bashku me Nadine Coyle, Cheryl Tëeedy, Nicola Roberts dhe Kimberley Walsh, Sara formoi grupin pop Girls Aloud pasi mori pjesë në Popstars – The Rivals në 2003. Në vitin 2012 ato u ndanë për të vazhduar punën në karrierën e tyre individualisht.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb