Rovena Stefa krahas profesionit të saj si këngëtare, aktualisht po e shohim dhe si një nga konkurrentet e spektaklit të vallëzimit “Dance With Me”.

Këtë të shtunë ajo ka qenë e ftuara e Aulona Mustës dhe Fatma Haxhialiut në emisionin “Thumb” ku ndër të tjera ka treguar dhe mbi këtë ekperiencë të re të sajën.

Ndryshe nga konkurrentët e tjerë, këngëtarja ka rrëfyer se nuk e ka marrë aspak me sportivitet vallëzimin, përkundrazi është shumë serioze dhe dëshiron të dalë sa më mirë mbrëmjeve të së hënës në spektakël.

“Jo nuk e kam marrë me sportivitet. Unë do bëj të pamundurën të paktën të nxjerrë Rovenën artiste brenda meje. Unë e marr me “artivitet”.”,- ka treguar Rovena.

Fatma e ka pyetur me shaka nëse Vera Grabocka e di që ajo do ta hedhë në gjyq nëse s’fiton dhe këngëtarja është shprehur me humor.

“E di ajo”,- duke treguar kështu se po punon fort për të qenë fituesja e madhe e DWM 4./Blitz.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb