Lajmi se ajo ishte në pritje të ëmbël padyshim që bëri xhiron e rrjeteve sociale, ndaj këtë herë këngëtarja Maya ka vendosur të flasë vet.

E ftuar në emisionin “Rudina”, Maya ndau me publikun faktin se ishte në pritje të djalit të saj, madhe nuk nguroi që të hapte para tyre edhe një kuti të mbushur me tullumbace, nga ku dolën shumë të tilla me ngjyrë bojëqielli.

“Unë nuk kam patur preferencë për gjininë. Jam shumë e kënaqur që është djalë, ashtu siç do isha e kënaqur nëse do të ishte vajzë. S’kam patur fare preferencë për gjininë, doja që Zoti të më bekonte me një fëmijë të shëndetshëm dhe kaq. Në muajin e katërt doktori im më thotë që mund të ishte vajzë. Aty nisa të fantazoja për botën e vajzave. Unë i tregova Benit dhe ai më tha: Është herët për ta kuptuar.
Aty kuptova unë që Beni donte djalë. Unë se kisha atë hall, djalë apo vajzë, doja vetëm të ishte i shëndetshëm. Kur shkoj në Vlorë më thotë mjeku që të bëjmë një eko dhe aty pamë që ishte djalë. Ai ishte momenti kur m’u kthye mendimi edhe një herë nga vajzë në djalë. I them Benit shiko se është djalë dhe ai ma kthen: E dija unë. Kujdes zemër ku ecën. Të gjithë njerëzit e mi u gëzuan. I thash doktorit tim se më vjen shumë keq që prindërit dhe vëllai që si gëzova dot sa ishin gjallë. (qan) Doktori më tha; ata e dinë më para se ne. Ky fëmijë vjen në dhjetor. Në dhjetor kam humbur vëllain dhe babin. Si i thonë; Zoti me një dorë të hedh, me një dorë të pret. Të gjithë të tjerëve iu bëhet qejfi”, -tha Maya.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb