Këngëtarja me prejardhje shqiptare, Dua Lipa ka publikuar një fotografi të veçantë me këngëtarin e ri shqiptar në Amerikë, Albert Stanaj.

Dua ka njoftuar se këngëtari që po korr sukses atje ka vizituar këngëtaren në një koncert në Los Angeles dhe me këtë rast kanë ndarë edhe një fotografi për ndjekësit e tyre.

Teksa kanë bërë duart në formën e shqiponjës, Dua ka falënderuar Stanajn për vizitën, ndërsa këngëtari i ri ka shkruar: “Mos harro kurrë çfarë gjaku ke!!!”.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: